Fati i Juliana Zarchit, është një shembull i përsosur, se si diktaturat totalitare, dominuese në Evropë në shekullin e XX-të, prishi dhe shkatërroi jetën e njerëzve. Lindur në një familje në të cilën prindërit ishin të kombësive të ndryshme, Juliana u persekutua si fëmijë, nga regjimi nazist, se ishte gjysmë hebreje dhe nga regjimi Sovjetik, se ishte gjysmë gjerman. Babai i Juliana Zarchit, Mausha (Mauša) Zarchi, lindi në vitin 1902 në Lituani, në një familje hebreje, me banim në qytetin e Ukmergës. Pas mbarimit të gjimnazit, i riu u largua nga Lituania dhe studioi filozofi, histori dhe ekonomi politike, në Gjermani dhe Zvicër. Në vitin 1928, ai mbrojti Disertacion Ph.D në Universitetin e Bazelit.

Nga viti 1928 deri në vitin 1936, ai punoi si drejtues i një zyre të një kompanie reklamash në Dyseldorf, ku ai u takua me Gerta Urchs, e cila punonte si sekretare dhe ishte katër vjet, më e vogël se ai. Njohja e tyre shumë shpejt u shndërrua në dashuri. Megjithatë, për shkak të legjislacionit racist, që ekzistonte në Gjermani në atë kohë, Mausha dhe Gerta, nuk mund të martoheshin: një burrë hebre, nuk mund të martohej, me një grua ariane gjermane.

Meqenëse Mausha, kishte nënshtetësi Lituaneze, ata vendosën të martoheshin në Lituani, e cila ishte e pavarur në atë kohë dhe ku nuk kishte kufizime raciste, ndaj njerëzve me kombësive të ndryshme. Pavarësisht kësaj, Lituania në ato vite nuk kishte një institucion për martesa civile; martesat regjistroheshin vetëm nga bashkësitë fetare, prandaj, pas mbërritjes në Lituani, Gerta, u konvertua nga katolike në judaizëm dhe u martua me Mausha në vitin 1934, në një sinagogë. Pasi u martua me një shtetas lituanez, Gerta mori edhe shtetësinë lituaneze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Si i huaj, Mausha mundi të punonte dhe jetonte në Gjermani deri në vitin 1937. Në vitin 1937, leja e tij e punës, nuk u zgjat dhe kështu regjimi i Hitlerit, e detyroi familjen e re, të largohej nga Gjermania. Ata u vendosën në Lituani. Dr. Mausha Zarchi, u punësua për gazetat hebraike, që botoheshin në Kaunas. Ai gjithashtu punoi si specialist reklamash, në kompani të ndryshme. Ndërkohë, Gerta ishte shtëpiake.

Vitet e para

Më 10 maj 1938, në familjen Zarchi, lindi një vajzë, e cila u quajt Juliana. Menjëherë pas lindjes së saj, gjyshja, Margarete Urchs, mbërriti në Lituani, nga Dyseldorfi. Ajo ndihmoi në rritjen e Julianës së vogël dhe jetoi me familjen e vajzës së saj, derisa ajo vdiq në 1945.

Juliana u rrit e rrethuar nga dashuria dhe kujdesi, ajo në fëmijërinë e hershme, ishte plotë dritë e shkëlqim. Fatkeqësisht, kjo nuk zgjati shumë. Në vitin 1940, në përputhje me protokollet sekrete të marrëveshjeve të nënshkruar, nga B.R.S.S. dhe Gjermania në 1939, Lituania u pushtua nga fqinji lindor, Bashkimi Sovjetik. Pushtimi solli dhimbjet e para në familjen Zarchi.

Siç u përmend më lart, Dr. Mausha Zarchi e kishte origjinën nga qyteti Ukmergës. Aty jetonin shumë nga të afërmit e tij: babai, vëllezërit dhe një motër, hallat dhe xhaxhallarët, me familjet e tyre. Motra e tij e madhe, Chëola Koltun, drejtonte një librari, së bashku me burrin e saj, Uriasz. Së pari, autoritetet sovjetike shtetëzuan pronat e tyre dhe në qershor të vitit 1941, kur nisën dëbimet e para masive në Lituani, ata u dërguan në Siberi. Burri i saj u veçua nga familja dhe u burgos në një kamp pune, ndërkohë Chëola dhe vajza e saj Eta, u gjend në Altai.

Një vit më vonë, në verën e vitit 1942, pothuajse gjysma e të gjithë të dëbuarve lituanez, u morën nga Altai, për t’u dërguar në Detin Laptev, në veri të Yakutia, ku kushtet ishin aq të ashpra, saqë njerëzit e dinin që i priste një vdekje e sigurt. Chëola dhe vajza e saj, ishin ndër të dënuarit nga ky fat. Eta, u sëmur gjatë rrugës dhe vdiq nga ethet. Chëola gjithashtu vdiq në internim në Yakutia. Pas internimit të familjes së Chëola, vetëm djali i saj Benjamin, mbeti në Lituani. Ai studioi në Kaunas dhe jetoi me xhaxhain e tij, Mausha Zarchi.

Në fakt, Chëola nuk ishte e para nga familja e madhe Zarchi që vuajti nga regjimi Sovjetik. Vëllai më i vogël i Dr. Mausha Zarchit, Salomon, i mahnitur nga ideja e krijimit të një republike autonome socialiste hebreje, në Lindjen e Largët, pranë kufirit Kino – Birobijan, u larguan në mesin e viteve 1930. Për fat të keq, ai u arrestua gjatë viteve të ‘Spastrimit të Madh’ dhe në vitin 1937 ose 1938, vdiq në një kamp pune Sovjetik.

Një familje e ndarë

Më 22 qershor 1941, vetëm një javë pas dëbimeve të tmerrshme masive, filloi lufta midis B.R.S.S.-së dhe Gjermanisë. Kur njësitë e Wehrmacht (forcat e armatosura të Gjermanisë nga 1935 në 1945), filluan të përparonin me shpejtësi në territorin e Lituanisë, Dr. Mausha Zarchi, vendosi të tërhiqej, pasi instinktivisht parashikoi se po vinin kohë të vështira dhe të tmerrshme për hebrenjtë. Ai vendosi të linte familjen e tij – gruan, vajzën dhe vjehrrën – në Kaunas. Ai mendoi se meqë ato ishin gjermane, do të ishin më të sigurta, nëse do të qëndronin në shtëpi vetëm, në banesën e tyre komode dhe të rehatshme, në rrugën ‘Vytautas Avenue’.

Me të u largua edhe nipi i tij, Beniamini, i cili ishte student. Gjatë gjithë periudhës së pushtimit nazist, Gerta Zarchi, shpresonte se burri i saj, kishte arritur të tërhiqej në Bashkimin Sovjetik. Vetëm pas kthimit të disa prej miqve të tij në Lituani, ajo zbuloi se burri i saj nuk ishte larguar fare nga Lituania; pasi u nda nga miqtë dhe kolegët e tij nga gazeta hebraike, ai shkoi në Ukmergë, ku jetonin të afërmit e tij. Ai me siguri vdiq bashkë me të gjithë të tjerët, që u pushkatuan jo shumë larg Ukmergës, në pyllin e Pivonijës, në një vend ku Hebrenjtë u masakruan dhe ku 6.000 njerëz u vranë, në kohët naziste, nga 18 gushti deri më 5 shtator 1941.

Pas largimit të bashkëshortit, Gerta Zarchi, nëna dhe vajza e saj mbetën vetëm, në një vend, që ishte i huaj për ta. Të afërmit e burrit të saj, ishin vrarë dhe nuk kishin të afërm apo miq të tjerë. Ato as lituanisht nuk mund të flisnin. Duke jetuar me Maushën, Gerta ishte ndjerë e sigurt dhe e mbrojtur, por tani i’u desh të kujdesej vetë për gjithçka. Katastrofa i goditi shpejt: rezultoi që vajza e saj 3-vjeçare me flokë të artë, Juliana, si një gjysmë hebre, duhej të dërgohej në një geto hebreje, në periferi të qytetit, në Vilijampolë. Ishte e pamundur të mos i bindej këtij ligji, prandaj, Gerta ishte e vendosur, të shkonte në geto së bashku me vajzën e saj. Ajo u ndalua nga një i njohur, i quajtur Franz Vocelka. “Nëse të gjithë ne shkojmë në geto, kush do të na shpëtojë nga atje”? tha ai.

Franz Vocelka, ishte me origjinë çek, etnik nga Austria, por për njëzet vitet e fundit, ai kishte jetuar dhe punuar në Kaunas, në shtypshkronjën Spindulys. Gruaja e tij, Feiga, ishte hebreje dhe duhej të transferohej, në geto së bashku me fëmijët e tyre. Julianën e vogël u vendos të ishte nën përkujdesjen e saj. Kështu, për disa kohë, vajza jetoi e ndarë nga nëna e saj. Ndërkohë, Gerta, shkonte shpesh në geto, për të parë të paktën nga larg vajzën e saj.

Ishte shumë e rrezikshme, që fëmijët të jetonin në një geto; pasi ata nuk punonin dhe nuk ishin të dobishme, për autoritetet pushtuese, ata mund të vriteshin gjatë çdo ekzekutimi të zakonshëm, të hebrenjve. Kështu që Franz Vocelka, ishte i vendosur ta shpëtonte atë nga atje, sa më shpejt të jetë e mundur. Z. Vocelka kontribuoi duke ndihmuar shumë njerëz, që të shpëtonin; si specialist i grafikës, ai mund të falsifikonte me mjeshtëri dokumenta, për shumë hebrenj të fshehur. Ai gjithashtu mbajti lidhje me shpëtuesit e tjerë të hebrenjve nga geto. Ishte ky njeri që mori përsipër të merrte fshehurazi nga getoja, Julianën e vogël, fillimisht dhe më vonë të gjithë familjen e tij.

Juliana nuk mban mend shumë, por ajo e di nga tregimet e mamasë së saj, për planin e marrjes së vajzës së vogël, fshehurazi nga getoja. Ajo supozohej të çohej te dy gratë polake, që jetonin në Kaunas dhe fshihnin hebrenjtë. Por mamaja e Julianës, e frikësuar se do të ndahej sërish nga fëmija i saj, vendosi ta fshihte në shtëpi.

Vizitat në shtëpinë e saj, ishin të rralla. Juliana ishte fshehur në kuzhinë ose në një dhomë të vogël ngjitur me të. Pothuajse të gjithë periudhën e pushtimit nazist, Juliana e kaloi e fshehur në shtëpinë e saj dhe vetëm nga fundi, u dërgua në një komunitet të motrave Karmelite në Kaunas, ku mësoi gjuhën Lituaneze.

Dërgimi në internim

Ndërkohë, rrjedha e luftës midis B.R.S.S.-së dhe Gjermanisë naziste, vazhdonte të ndryshonte. Gjermanët u tërhoq nga Lituania, pas betejave të ashpra. Më 1 gusht 1944, Ushtria e Kuqe Sovjetike u zhvendos në Kaunas. Gerta Zarchi, i priste me padurim si çlirimtarë. Ajo shpresonte se nuk do të kishte më nevojë, të fshihej ose të kishte frikë për jetën e vajzës së saj dhe se lehtësimi i madh, do të vinte. Fatkeqësisht, shpresat e saj ishin të kota. Autoritetet Sovjetik, kishin për qëllim të zgjidhnin llogaritë me të gjithë ata, që kishin luftuar kundër tyre, ose që kishin ndihmuar gjermanët gjatë luftës, me çfarëdo mënyre tjetër.

Në përputhje me rezolutat sekrete, të gjithë personat me kombësi gjermane, ose që ishin të lidhur ngushtë, me njerëz të kombësisë gjermane, duhej të internoheshin në rajonet e largëta të B.R.S.S.-së. Kur lufta vazhdonte ende, më 7 shkurt 1945, Vasyli Chernyshov, Zëvendës Komisar i Brendshëm i B.R.S.S.-së, nënshkroi një urdhër sekret, ku thuhej se “të gjithë banorët e kombësisë gjermane, duhej t’i zhvendosnin një herë e përgjithmonë, nga Lituania dhe t’i vendosnin në Republikën Socialiste Sovjetike Autonome, Komi”, ku ata do të përdoreshin në prodhimin e produkteve të drurit.

Sipas të dhënave të gjermanëve, që jetojnë në çdo rreth, duke përfshirë familjet me kombësi të përziera, rreth 1.000 njerëz ose 300 familje, duhej të internoheshin. Dëbimet filluan në prill të vitit 1945. Njerëz nga 14 rrethe të ndryshme dhe qyteti i Kaunas, u internuan. Juliana dhe nëna e saj Gerta, ishin ndër 63 familjet që u internuan nga Kaunas. Gjyshja e Julianës, Margarete Urchs, u përfshi gjithashtu në listën e njerëzve, që do të internoheshin, por ajo vdiq në janar 1945. Askujt nuk i interesonte që familja kishte vuajtur rëndë gjatë viteve të pushtimit nazist; ato kishin humbur babanë dhe bashkëshortin e tyre, vetë Juliana e vogël, ishte e mbyllur në një geto dhe i kishte shpëtuar vdekjes (gjatë pushtimit nazist, rreth 195,000 ose 95%, e hebrenjve, u vranë në Lituani).

Mamaja e Julianës u dërgua në zonën ku grumbullonin të dëbuarit. Me një vajzë të vogël dhe duke mos ditur lituanisht apo rusisht, ajo ndjehej e humbur dhe e hutuar. Megjithatë, në një situatë kaq të pashpresë, fati dërgoi disa njerëz të sjellshëm, që e ndihmuan të fliste me rusët dhe që u bënë miq besnikë. Bashkë ndanë problemet e tyre të mëdha dhe gëzimet e vogla, në internimin e largët.

Vagona bagëtish u mbushën plotë me njerëz, që u mbajtën atje për disa ditë, derisa të silleshin të dëbuarit, nga të gjitha rrethet. Grupi nga Kaunas, u nis më 3 maj 1945. Megjithatë, ata u dërguan në Taxhikistani dhe jo Komi. Në minutën e fundit, u vendos që gjermanët e zellshëm, të përdoren si punëtorë për “ndërtimin e Komunizmit”, jo në Veriun e Largët, por në Azinë Qendrore.

Udhëtimi i vështirë dhe rraskapitës, zgjati një muaj. Ambientet e mbyllura ishin të nxehta dhe mbytëse, njerëzit nuk kishin ujë.  Gjatë rrugës për në internim, më 10 maj, Juliana mbushi shtatë vjeç. Një udhëtim i gjatë me kamion i priste pas mbërritjes, në Stalinabad (tani Dushanbe), kryeqyteti i Taxhikistanit. Të dëbuarit u dërguan në fshatin Uyaly, në luginën e lumit Vakhsh, nëpërmjet një kalimi malor. Lugina në kufi me Afganistanin, ishte e njohur për prodhimin e pambukut, i njohur gjithashtu si “ari i bardhë”. Klima e nxehtë dhe e lagësht, ishte veçanërisht e përshtatshme për llojin e pambukut egjiptian. Ky lloj pambuku, ka fibra të holla e të gjata dhe maturohet në periudha të ndryshme, kështu që mblidhej me dorë, pa përdorur asnjë makineri. Lugina kishte mungesë punëtorësh, prandaj u sollën të dëbuarit nga Lituania dhe më vonë më shumë gjermanë etnikë, nga Ukraina. Sistemi Sovjetik, i pa të dëbuarit si një fuqi punëtore të lirë.

Sipas kujtimeve të Julianës, kur u sollën të dëbuarit nga Lituania “tregtarë” (menaxherët e fermave kolektive përreth) erdhën dhe zgjodhën punëtorët. Kjo i sillte ndërmend asaj, tregjet e skllevërve të kohërave e lashta dhe koloniale, të përshkruara në tekstet shkollore.

Së pari, u zgjodhën dhe u morën më të fortët, ndërsa familjet me fëmijë të vegjël ose të moshuarve, i’u desh të prisnin radhën e tyre, për një kohë të gjatë. Qëndrimi dhe rrobat e nënës së Julianës, i jepnin asaj pamjen e një banori të qytetit, që nuk ishte mësuar të bënte punë të vështirë fizike. Prandaj, Juliana dhe nëna e saj, shkuan në fermën kolektive të menaxherit, i cili erdhi i fundit dhe nuk kishte mundësi përzgjedhje.

Të dëbuarit vendoseshin në shtëpi të vogla pa dritare, të bëra me fije kashte dhe balte, të quajtura ‘kibitka’. Ishte jashtëzakonisht e vështirë, për të punuar në fushat e pambukut nën diell, kur temperatura ishte 50 gradë. Megjithatë, të dëbuarit nga Lituania, nuk kishin zgjidhje tjetër. Ata mund të burgoseshin për “mungesë” (shmangie nga puna) dhe shëndeti, madje jeta e tyre, kishte pak vlerë. Vapa dhe sëmundjet i vranë të dëbuarit një nga një. Ata ishin të sëmurë nga malarie, ethe, dizenteri dhe sëmundje të tjera të rënda. Ata vuajtën mungesën e ushqimit dhe u desh të hanin lëvore shalqini dhe breshkat, për të shmangur vdekjen nga uria. Vdiqën rreth 300 të internuar, që nuk duruan dot kushtet e rënda të internimit, në dimrin i parë të viteve 1945-1946.

Një goditje e rrallë fati!

Juliana dhe nëna e saj, gjithashtu mund të kishin patur të njëjtin fat të trishtë. Njerëzit do mund të thonin “Kjo grua trupmadhe gjermane, me një fëmijë, do të vdesë e para”. Puna në fushat me pambuk, ishte shumë e vështirë për Gerta Zarçin; ajo nuk kishte forcë fizike, për të punuar me shat të madh. Megjithatë, një herë të vetme ato patën një fat të mirë. Një kompani, po kërkonte rrobaqepës që kishin makinat e tyre të qepjes dhe nëna e Julianës, kishte sjellë me vete makinën e saj të qepjes. Ajo e kishte marrë makinën, si dhuratë për pjesëmarrjen në krijimin e një fushate publicitare, gjatë kohës kur punonte në një kompani reklamash, në Düsseldorf. Ajo aplikoi për punë në kompani, ndonëse nuk ishte rrobaqepëse shumë e mirë. Në këtë mënyrë, ajo u largua nga ferma kolektive dhe u transferua në Kuibyshevsk.

Kur u bë e dukshme, se ajo ishte një rrobaqepëse e varfër dhe se makina e saj qepëse, ishte më shumë e përshtatshme për qëndisje, sesa për të qepur xhaketa me tegela, Gerta Zarchit, i duhej të bënte punë të tjera: të mbronte fushat me pjepër dhe shalqinj, nga çakejtë, të thurte pambukun dhe të bënte qilima me kashtë. Ajo e bëri gjithçka, që të mund të qëndronte në Kuibyshevsk dhe të mos kthehej në fermën kolektive dhe në fushat e pambukut. Kur mbetej pa ushqim, ajo shkëmbente ose shiste bizhuteritë e saj, ose sende të tjera me vlerë.

Në fillim vendasit nuk kishin besim tek të dëbuarit dhe shmangnin komunikimin me ta, madje mund të hidhnin edhe gurë ndaj tyre, por kjo nuk zgjati shumë. Shumë shpejt, ata u njohën dhe filluan të komunikonin. Gjithashtu të mira ishin edhe marrëdhëniet midis të dëbuarve nga Lituania dhe familjeve gjermane nga Rusia, që u internuan në Taxhikistan. Juliana, u miqësua me fëmijët e fqinjëve, lituanezëve dhe gjermanë, në mënyrë që ata të ishin si vëllezër e motra; ata ndanë gjithçka.

Kur erdhi shtatori, Juliana filloi shkollën. Ishte e vështirë për të, ta kuptonte mësuesen, sepse nuk dinte rusisht dhe përveç kësaj, ajo u sëmur nga fruthi. Sëmundja ishte e rëndë. Vajza me ethe dhe e dobët, mund të shtrihej vetëm në dyshemenë e kazermës, prej balte. Kishte pak mjekë, metodat e trajtimit, ishin të papërshtatshme dhe ajo pothuajse vdiq, ngaqë kishte zemër të dobët. Pasi u shërua nuk e vazhdoi më shkollën, por ndoqi kopshtin. Ajo mësoi pak rusisht dhe filloi sërish shkollën, në vjeshtën e ardhshme, kur ajo ishte tetë vjeç. Nuk kishte shumë kohë për të mësuar. Çdo vit e gjithë shkolla, duhej të mblidhte pambuk, nga shtatori deri në dhjetor. Fëmijët e vegjël u dërguan për të mbledhur copëzat, që u kishin shpëtuar të rriturve. Studentët gjithashtu duhej të shkonin të mblidhnin pambuk, në fermë kolektive. Gjëja më e rëndësishme, ishte të plotësoheshin kuotat e caktuara.

Gjatë kohës që Juliana ishte e sëmurë, e ëma Gerta, u takua me një mjeke me origjinë gjermane. Ajo ishte gjithashtu një e dëbuar, por nga Ukraina. Njohja e saj e re, e ndihmoi Gertën, për të gjetur një punë në një qendër shëndetësore. Në fillim Gerta pastronte dyshemenë. Më vonë, kur kishte mësuar pak rusisht, ajo punoi në recepsion dhe gjithashtu, u bënte injeksione të sëmurëve, pasi kishte mungesë të personelit mjekësor. Disa kohë më vonë, ajo u punësua në një spital, si infermiere në Departamentin e Sëmundjeve Infektive. Në këtë mënyrë, duke bërë disa punë, ajo mund të mbante veten dhe vajzën e saj. Puna e palodhur, klima e nxehtë dhe përvojat e dhimbshme, e bënë gruan e bukur dhe elegante, të plakej para kohe, fytyra e saj u vesh me rrudha të thella.

Kur vdiq Stalini në vitin 1953, kushtet në internim u lehtësuan. Deri në atë kohë, të dëbuarit duhej të raportonin në zyrën e komandantit të NKVD, (KGB-ja) çdo muaj dhe nuk mund të ndryshonin vend-banimin e tyre, ose të largoheshin nga vend-banimi, pa leje të posaçme. Pavarësisht kësaj edhe pas vdekjes së Stalinit, ata nuk mundën të ktheheshin, në Lituani. Për Julianën dhe nënën e saj, internimi nuk mbaroi deri në vitin 1961.

Juliana ëndërroi, që pas mbarimit të shkollës, të studionte për mjekësi. Fatkeqësisht, ekzistonin kuota të veçanta, për të studiuar mjekësi dhe ajo si e dëbuar, nuk u pranua. Për fat, ajo fliste gjermanisht rrjedhshëm dhe për këtë arsye, mundi të regjistrohej për të studiuar filologji gjermane, në Institutin Pedagogjik Stalinabad.

Juliana kthehet në Lituani

Në vitin 1962, pasi mbaroi studimet dhe ishte liruar nga internimi, Juliana, vendosi ta vizitonte miqtë e saj në Lituani, përkatësisht, familja e Helene Czapski-Holzman, në Kaunas. Juliana dhe nëna e saj kishin qenë shumë të afërt me këtë familje, gjatë viteve të Luftës. Piktorja Helene Czapski-Holzman, ishte gjithashtu një gjermane dhe burri i saj Max Holzman, ishte një hebre. Gjatë pushtimit nazist, Max Holzman dhe vajza e tij e madhe, Maria, u vranë. Helena, e cila ndihmoi dhe vet, në shpëtimin e shumë hebrenjve, u bë shumë e afërt me Gerta Zarchi, me të cilën kishin fat të ngjashëm. Helena dhe vajza e saj Margarete, e mbështetën Gerta Zarchin, madje dhe kur ajo u dëbua. Në fakt, në vitin 1945 Helena dhe vajza e saj, ishin gati për t’u dëbuar, pasi ishin gjermane, por në momentin e fundit, njerëzit që ajo i kishte shpëtuar gjatë pushtimit nazist, arritën disi të merrnin një leje që ato të qëndronin në Lituani. Helena e mirëpriti përzemërsisht. Kur Juliana mbërriti në Lituani, Helena e ndihmoi atë të gjente një punë dhe të fillonte një jetë të re atje.

Në vitin 1963, pasi kaloi 18 vjet në Taxhikistan, nëna e Julianës gjithashtu u kthye në Kaunas. Në fakt, Gerta Zarchi, dëshironte me dëshpërim, të kthehej në atdheun e saj, Gjermani, por aplikimet që ajo bëri u refuzuan; autoritetet sovjetike, nuk i dhanë asaj leje të largohej për në Gjermani. Dhimbja e humbjes së atdheut të saj e torturoi, derisa vdiq në vitin 1991.

Pas vdekjes së nënës së saj, Juliana mbeti vetëm, e vetmja e mbijetuar nga ish familja e madhe, e ngrohtë dhe e gjallë, Zarchi. Memorie.al