‘’Varfëria dhe semundja më detyruan ti lë dy vajzat në jetimore njërën e mora ,por tjetrën kam 5 vjet që se kam parë’’

Historia e trishtë e 52-vjeçares nga Divjaka, quhet Rajmonda Jaliqi.

‘’Në moshën 6 vjeçe jam rritur jetime ,në varfëri e mjerim. Sapo mbusha 9 vjeçe më goditi semundja e  paralizës ku m’u paralizuar njërën këmbë dhe të dyja duart. Sëmundia, varfëria s’më lanë të vazhdoja jetën ‘’- thotë 52-vjeçarja.

Rajmonda pati edhe 2 vëllezërit më të mëdhenj, edhe ata të paralizuar. Në moshën 36 vjeçe ajo  u martua.

‘’Nga martesa solla në jetë 2 vajza, Denisën dhe Vidën. Pas lindjes së vajzes së dyte u paralizova komplet.’’ – rrëfen ajo.

”Varfëria e semundja e detyruan që vajzat ti lejë në jetimore në Shkozet me një kontratë 2 vjeçare.”- tha ajo.

Pa u mbushur 2  vjet  u semur me kancer ne gji dhe kryen operacion teksa për një vit me kimio terapi në spitalin ‘’Nënë Tereza’’ në Tiranë.

‘’Kur shkova në jetimore për të marrë vajzat, Denisën e mora, ndërsa Vidën ma kishin birësuar ‘’Nuk erdhe në kohë për ta marrë’’.U bënë plot 5 vite që nuk e di ku është, familja që e ka biresuar ta gezojë ,dua veç ta shoh sikur edhe në kamer’’– shprehet Rajmonda.

‘’Jam e paralizuar, nuk mund ta gjej dot, jetoj në kushte ekstreme  varfërie në një banesë me qera  ku çka bie jashtë futet brenda. Të ardhurat e vetme që kam janë vetëm kempi si invalide i cili nuk më mjafton për pampersa e ilaçe.

 Rajmonda i lutet familjes që ka birësuar vajzën, Vidën, nëse e lexon këtë shkrim të ma tregojë vajzën veç në kamer, kush është  nënë e di çfare dhimbje kam.’’– thotë gruaja.

52-vjeçarja i lutet të gjithë shqiptarëve nëse kanë mundësi ta ndihmojnë për të vënë një ‘kulm’ mbi kokë.

0683987340

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb