GRAMSH

Veç halleve dhe problemeve që sjell pleqëria,dy të moshuarit në fshatin e thellë malor Lenie të Gramshit jetojnë me rrezikun se banesa në të cilën jetojnë mund t’i zërë brenda.  Pasi muret janë të çara, tavane të rëna, dyer që nuk  mbyllen, e në disa pjesë debërton edhe drita.

Çifti Xhangoli ,Halit e Kadrie 76 dhe  83 vjeç, gjithë jetën e tyre kanë qënë të pafat ,pasi nga martesa e tyre sollën dy fëmijë të cilët  u larguan nga kjo jetë ende pa mbushur  2 vjeç .Pas vdekjes së fëmijëve çifti birësoi një djalë në shtëpinë e fëmijës në Korçë, i cili u largua ne emigracion 20 vite më parë e s’u kthye kurrë.
Dy vitet e fundit ai ndërpreu edhe komunikimin me telefon.

Të braktisur mes malesh dy të moshuarit ngrysin e gdhijnë duke i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit.
Me pensionin  e pleqërisë që marrin  nuk u mjafton për të blerë as edhe ilaçet të cilat janë aq të shumta  sa kur i sheh të duket sikur je në një farmaci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: