Ky është Ferit Meta nga fshati Zall-Strikçan në Bashkinë e Bulqizës. Feriti është operuar pesë herë në Greqi dhe aktualisht arrin të flasë vetëm nëpërmjet një aparature.

Historia e 56-vjeçarit Ferit Meta është sa e çuditshme, por edhe e dhimbshme. Që nga viti 2011 e deri në vitin 2019, ai është trajtuar me pension invaliditeti, pasi është vlerësuar si jo i aftë për punë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Por para një viti, atij i ndërpritet pensioni dhe aktualisht jeton vetëm me 2 mijë lekë të rinj në muaj, bashkë me dy anëtarët e tjerë të familjes. Ai thotë se për prolemin e tij i ka shkruar nga ministri i Shëndetësisë e deri te Kryeministri, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Bashkëshortja e Feritit, Xhevahire Meta, thotë se bashkëshorti i saj nuk mund të bëjë asnjë lloj pune, pasi nuk ja lejon frymëmarrja. Me 2 mijë lekë të rinj në muaj, që marrin si familje, ajo thotë se nuk shërbejnë për asgjë.

Feriti ju bën apel ograneve shtetërore të ndërhyjnë për ta zgjidhur rastin e tij, sepse me aq të ardhura e ka të pamundur jetesën, pasi 2 mijë lekë nuk i shërbejnë as për të paguar energjinë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb