Një histori e trishtë në kohë koronavirusi, ku varfëria e sëmundja janë bërë bashkë. Familja Kalanxhi në fshatin Symiz të bashkisë Maliq, jeton mes skamjes, në një banesë thuajse të rrënuar. 6 anëtarë të kësaj familje jetojnë në një dhome, e cila nga çasti me çast mund t’i zërë brenda. Kryefamiljari Elton Kalanxhi thotë se për shkak të izolimit nga COVID-19 ka mbetur pa punë dhe se nuk ka me çfarë të ushqeje fëmijët e tij.

Të vetmet të ardhura për familjen me 6 anëtarë është kempi prej 260 mijë lekësh të vjetra që marrin për djalin 3-vjeçar i cili është i sëmurë. Kryefamiljari thotë se ka kërkuar ndihmë në bashki por nuk ka marrë ende një përgjigje.Varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Kalanxhi, ndërsa apeli i tyre shkon për të gjithë ata që kanë mundësi t’i ndihmojnë me sa të munden.

Në këto dite të vështira të gjithë bashke mund të ndihmojmë këtë familje, për t’i zbutur sado pak hallet që i kanë rënë mbi supe. Një kontribut sado i vogël, do të ishte një ndihmë e madhe për 4 vogëlushet e kësaj familje.
Nr. i telefonit: 0699728523
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb