Ylli i Liverpool, Alisson fitoi të gjithë vëmendjen mbrëmjen e të martës në ndeshjen kundër Napolit të fituar nga Të Kuqtë me rezultatin 1-0. Ishte pikërisht portieri Brazilian që i mohoi Arkadiusz Milik që të shënonte golin e barazimit në minutat e fundit të ndeshjes, duke i mundësuar ekipit të tij kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League. Por pas portierit brazilian qëndron një histori unike. Ishte drejtuesi i Romës Walter Sabatini që kërkonte të nënshkruante me portierin në verën e vitit 2015 verdhekuqtë kishin mbushur kuotat e futbollistëve ekstrakomunitarë. Ndërkohë kontrata e Alisson do të skadonte një vit më vonë dhe Juventus tentoi të rrëmbejë objektivin e Romës, pasi Flamengo kërkonte asaj kohe vetëm € 8 milionë për yllin.

Gjithsesi Alisson refuzoi ofertën e Juventus, pasi e dinte shumë mirë që Gigi Buffon ishte një titullar i padiskutueshëm te Zonja e Vjetër dhe nuk dëshironte të përfundonte si shoku i tij Neto. Sabatini ishte i ndërgjegjshëm që kishte shumë garë për Alisson dhe tentoi të bindë mikun e tij Marco Giannitti drejtor futbolli te Frosinone, që të blinte portierin brazilian në një marrëveshje provizore, përpara se t’ja shiste sërish Romës një vit më vonë.

Giannitti ishte entuziast dhe pranoi propozimin e Sabatinit. Telashet u dukën kur marrëveshja € 8 milionëshe u duke e përfunduar, por përfaqësuesit e futbollistit ndryshuan mendje dhe refuzuan ofertën e Frosinones. ​Alisson zgjodhi të qëndrojë edhe për një tjetër vit në Brazil për tu bashkuar me Romën një vit më vonë. Në 2016, braziliani u transferua në kryeqytetin italian, por ishte zëvendësuesi i Szczesny, që u bashkua me Juventus një vit më vonë, duke i mundësuar Alisson të shndërrohet në titullarin e padiskutuar. Pas një sezoni spektakolar te Roma, Liverpool bleu portierin për shumën e €72 milionë, por Klopp do të kishte paguar edhe dyfishin e asaj shume.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: