Festat e fundvitit na bëjnë më emotiv dhe na nxitin për të kërkuar brenda vetes gjërat më të mira. Por nëse jemi të kujdesshëm kemi për të parë se mirësia nuk është vetëm në librat biblikë por edhe mes nesh. Një dorë e shtrirë në rast nevojem, një përkrahje dhe mbështetje vlen po aq.

Këtë krishtlindje emisioni “Me zemër të hapur” do të sjellë një histori frymëzuese që në thelb ka dashurinë. E ftuar do të jetë Kujtimja një zonjë me zemër të madhe që mirësia e ofruar ndaj një fëmije jetim iu kthye.

Ishte viti 2017 kur kujtimja ngja shtëpia e saj një mesditë pa në ekranin e televizorit emisionin me zemër të hapur i cili trajtonte një temë delikate. Një vajzë e mitur ishte abuzuar seksualisht dhe kishte sjellë në jetë një foshnje të cilën për shkak të kushteve donte ta jepte për birësim.

Kaq mjaftoi që kujtimja ti shtrinte dorën e kujdesit dhe ta kërkonte për birësim Fionën e vogël vetëm 6 muaj. Por ligjet kanë vakumet e tyre sa këtë mirësi e quajnë edhe shkelje dhe kujtimja kaloi një kalvar peripecish duke u quajtur dhe trafikante fëmijësh. Në këtë luftë ku armë të vetme kishte dashurinë kujtimja u shpërblye. Në moshën 45 vjeçare ajo mbeti shtatzënë dh solli në jetë Indritin dhe Idlirin, 2 djemtë e saj. Por pavarsisht se ligjërisht ajo nuk mundi të bëhej nëna e Fionës, veten e quan nënë edhe të saj.

Evis Ahmeti: Çfarë ndodhi kur vertetove se ishe shtatzënë?

Shpresat nuk i kam prerë kurrë. Kisha dashuri për fëmijën. Ioshte koha kur unë po bëja luftë ligjore për të birësuar Fionën. Isha duke u trajtuar me ilaçe. Kur u ktheva nga gjyqi bëra një analizë gjaku dhe e kuptova që isha shtatzënë dhe më dukej si ëndërr. Shtatzania shkoi shumë mirë. Kisha përkrahjen e njerëzve të mi. të jem e sinqertë nënë e ndjeva veten që kur u njoha me Jonën. Sot e kësaj dite më duket ëndërr. Tani jeta ime është zhvendosur në Kosovë. vetëm Bashkëshorti shkon në Zvicër me punë. Kohën e pandemisë e kemi kaluar në Durrës.

Evis Ahmeti: Më trego pak ndjesinë e parë kur i more në krahë?

Kisha lindje të vështirë sepse mu rrit tensioni. fillimisht shkova në Durrës pastaj më përcollën në Tiranë në maternitetin “Koço Gliozheni”. Gjithë stafin e falenderoj për kujdesin. I pari lindi Indriti. Nuk e pashë sepse kishte probleme me frymarrjen dhe i çuan në inkubator. Idlirin e pashë pak. Kishin 2.600 dhe 2.300. emrat ua vura që kur i kisha në bark. Ishte ndjesi shumë e bukur kur i kisha në dhomë. Endrra m’u bë realitet. I ushqeja, i laja.

Evis Ahmeti: I ke ngatërruar ndonjëherë fëmijët sepse ngjajnë shumë?

Jo sepse secili ka shenjat e tij dhe ne prindërit i dallojmë. Idliri është pak më i shëndetshëm. Familjarët i ngatërrojnë por ne jo.

Evis Ahmeti: pse i vutë këto emra?

Indrit më ka pëlqyer gjithmonë ndërsa Idlirin e vumë më vonë. Kur bëra ekon në muajin e 5 më thanë është vajzë dhe ia vura emrin Ilira. Në muajin e 7 më tha doktori që fëmijët ishin dy djem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb