KELCYRE

Elvis Naçi, producenti ekzekutiv i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ilir Hoxholli, gazetari Ferit Lika së bashku me stafin e emisionit “Boom” udhëtuan drejt Këlcyrës.

Gazetarja e emisionit “Boom” Alketa Çeku i ka rrëfyer Elvisit sesi është ndier kur intervistoi fëmijët e uritur të familjes Rrapo në Këlcyrë.

Gazetarja e emisionit “Boom”, Alketa Çeku: Të them të drejtën ai fëmijë nuk qau vetëm në atë intervistë, qava bashkë më të. Isha duke intervistuar mamanë e tyre që po më tregonte për kushtet e vështira, në këtë moment vjen djali nga jashtë dhe më kap tek palltoja. Më thotë: po ti e di që ne jemi shumë të varfër? E di ti që ne nuk kemi ngrënë bukë? E di ti që unë nuk kam ngrënë kurrë mish, e di që ne nuk kemi festuar kurrë Vitin e Ri. U shtanga. Më tha se zogat e tyre nuk bëjnë vezë. Fëmija qau. Më tha se kishte gjithmonë uri, donte bukë, kishte gjithmonë ftohtë.

Ujm
Ujm

Moderatorja e emisionit e emisionit “BOOM” Fiori Dardha:

Jemi të gjithë shqiptarë pavarësisht se dalim në ekrane të ndryshme. Ju bëni një punë vërtetë të lavdërueshme. Bëni një punë të shkëlqyer. Unë vij nga një familje punëtoresh. E di çfarë do të thotë të vuash nga varfëria, e di çfarë do të thotë të mos kesh. E di çfarë do të thotë të përçmohesh, sepse nuk ke. Se je ndryshe nga njerëzit. Jo se je ndryshe mendërisht ose fizikisht. Por se je ndryshe ekonomikisht.  Mamaja ime deri para tre vitesh kur u diagnostikua me tumor, punonte si shitëse ambulante, se ne këtë mënyrë më ka rritur mua dhe motrën time. Ajo dilte me një karrocë dhe shiste fruta perime. Njeriu nuk duhet të harrojë kurrë se nga vjen. Nuk duhet të harrojë kurrë se çfarë ka kaluar në jete. Të gjithë përpara Zotit janë të barabartë. Ne të Zotit jemi, tek Zoti do shkojmë. Unë e them gjithmonë, Zoti para ne pas tij.

https://youtu.be/tWlEthgQbm8

Elvis Naçi: shpresojmë që sot të bëjmë dy gjëra të mira dhe të nxjerrim në pah dy modele të bukura.  Shpresojmë që familjen Rrapo ta bëjmë me banesë të re dhe të hapim modelin se dy emisione në dy televizione të ndryshme bashkëpunojnë në të mirë të shqiptarëve.  Tani do të vazhdojmë misionin tonë.

Pasi vizitojnë nga afër banesën e rrënuar Fiori Dardha shprehet : kushtet janë më të këqija sesa në ekran. Kur vjen këtu njeriu kupton se jeton kot, nuk ka rëndësi fare ai shkëlqimi i qytetit, as dritat e pemës. Nuk ka kuptim asnjë festë, asnjë kronikë para kësaj pamjeje. Nuk di çfarë të them! Ky është mjerim. Kam prezantuar prej vitesh por lotët e këtij fëmije, unë nuk do ti harroj kurrë!” shprehet Fiori e përlotur duke përqafuar djalin i cili preku shqiptarët me lutjet për të ngrënë bukë.

Elvis Naçi: nuk po rrimë dot as 5 minuta në këtë shtëpi. Tani do të shkojmë diku tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb