Nje vit me pare ne janar 2018 Pal dhe Fatjon Maletaj, baba e bir jane arrestuar nga policia e Tiranes me akuzen e heqjes se paligjshme te lirise nje personi. Pali thote se gjithcka nisi kur 24 vjecari futi ne kurth djalin e tij Fatjonin dhe i mori 1.5 milion leke te vjetra.

E mashtroi duke i thene se kishin te njejten origjine se babai i tij ishte biznesmen dhe do ta nidhmonin Fatjonin me nje pjese parash te cilat i duheshin per blerjen e nje makine.

“Ky është një emision sensibilizues. Ne rrjedhim nga një familje, që nuk kemi patur probleme as me shoqërinë dhe as me ligjin. Ne kemi ardhur para 20 vitesh në Tiranë. Djali u takua me një person tepër të korruptuar.  Djali është me zanat bojaxhi, kishte bërë pak lekë. Pasi ai i merr të gjitha të dhënat, ai e kupton se  djali kishte dëshirë një makinë. Me lot krokodili dhe përmes mashtrimet. E kam babain biznesmen. Me lot në sy më tha, por djali im preket në sedër me fatkeqësinë e tjetrit.

Ai nuk ishte as tropojan, as babin nuk e kishte në spital. Një milion e gjysmë lekë, të vjetra.  Rastësisht u takuan, sepse nuk e njihte. Aty njëri nga ata shokët e tij, e kishte shok atë. Fatjoni kishte shkuar aty me disa shokë të lagjes. Kjo është lidhja. Djali më thotë mua vetëm atëherë kur e kishte kuptuar se ishte mashtruar”, tha babai.

Kur zbuloi se 24 vjecari e kishte mashtruar ai ka vene ne dijeni te atin. Per te mos ja kthyer parate qe i kishte borxh ai beri disa tentativa thote Pali qe i biri te futej ne telashe. Fillimisht dha informacione se Fatjoni bente pazare droge, por pas kontrolleve te policise rezultoi e gjitha nje farse.

Ne momentin kur kuptuan se ai nuk kishte ndermend tju kthente parate Pali i tha te birit ta lajmeronte 24 vjecarin se ai do te shkonte tek prinderit e tij dhe do ta zgjidhte ndryshe kete problem.

Pas lutjeve per falje ai apo dikush ne bashkepunim me te lajmeroi policine se ata te dy po i benin presion dhe kishin ushtruar dhune fizike dhe psikologjike. Pali dhe Fatjoni perfunduan pas hekurave dhe pas disa muajsh gjenden te lire, por ne kerkim te zbardhjes se plote te kesaj ngjarje. Pal Maletaj kerkon drejtesi per veten dhe te birin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb