Vetëm 25 kilometra larg Korçës, banorët e Pustecit vuajnë prej vitesh mungesën e ujit të pijshëm. 9 fshatrat e Pustecit, 7 prej të cilave janë buzë liqenit nuk furnizohen me ujë të pijshëm.

Nga ana tjetër drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Bashkinë Pustec, Kristo Kristo thotë se projekti për furnizimin me ujë për banorët është hartuar por për ta realizuar atë duhet financim nga shteti, pasi bashkia nuk ka fonde të mjaftueshme.

Pusteci është një nder zonat më të bukura të vendit tonë, por mungesa e investimeve ka bërë që banorët të orientohen drejt blegtorisë në vend të turizmit. Të moshuarit thonë se kanë ngelur të vetëm, pasi fëmijët e tyre janë larguar jashtë vendit për një jetë më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb