25 dhjetori 1937 do të mbahet mend gjatë për gjënë më të pazakontë që mund të ketë ndodhur në një ndeshje futbolli, shkruan Charlton Life.

Ndeshja Chelsea-Charlton u ndërpre në minutën e 70-të për shkak të mjegullës së madhe që mbuloi stadiumin. Por si duket lajmi nuk mbërriti deri në veshin e  portierit të Charlton, Sam Bartram. Ai qëndroi në fushë deri në minutën e fundit të lojës pasi nuk mori vesh që ndeshja ishte ndërprerë.

Kaluan 20 minuta që Bartram rrinte para portës duke menduar që ekipi i tij po sulmonte gjithë kohës kundërshtarët.

Në autobiografinë e tij, portieri i Charlton, Sam Bartram shkruan se erdhi një polic që e lajmëroi se ndeshja kishte përfunduar.

futboll

(e.f / BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: