Nëse Interi fiton Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt, do të vendosë një rekord të ri të të gjitha kohërave, por ka edhe një fakt intrigues që Argjentina e Lautaro Martinez ka të përbashkët me këtë finale.

Zikaltërit kanë humbur vetëm dy ndeshje në kompeticion këtë sezon, të dyja në fazën e grupeve kundër Bayern Munich.

Këtu përfshihet ndeshja e parë me bavarezët, kështu që nëse Interi triumfon, ata do të jenë skuadra e parë që do të ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve pavarësisht humbjes së sfidës së parë të grupeve në Champions League.

Çuditërisht, kjo do të pasqyronte mënyrën se si Lautaro Martinez dhe Argjentina fituan Kupën e Botës në dhjetor, pasi humbën ndeshjen hapëse ndaj Arabisë Saudite.

Një tjetër anomali statistikore interesante është se Manchester City është në prag të tripletës pas suksesit në Premier League dhe FA Cup.

Në të tre rastet e mëparshme kur Interi ka fituar Kupën Europiane, ata kanë ndaluar një skuadër që të arrijë tripletën.

Ata mundën Real Madridin në 1964, Benfikën në 1965 dhe Bayern Munichun në 2010.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb