Në emisionin “Autokton” të gazetares Anila Ahmataj, u trajtua figura dhe vepra e Qazim Koculit, kryeministrit që qëndroi në këtë post vetëm 24 orë.
 
Qazimi lindi  më 14 prill 1883 në fshatin Kocul në kohën e Perandorisë Osmane, i biri i Muhamet Koçiut. Vijoi dhe përfundoi studimet e larta në Akademinë e Lartë Ushtarake të Stambollit, pas të cilës fitoi gradën Nëntoger. U emërua më pas në Marinën Ushtarake të Perandorisë Osmane, ku fitoi gradën e Togerit. Ka qene nje personazh  aktiv në Luftën e Vlorës ate te vitit 1920 dhe njihet si një ndër organizatorët kryesor.

Më 29 maj 1920 në Beun u zgjodh u emërua komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare.

Emigracionin politik Koculi e kaloi në Vienë.

Në qeverinë e Mustafa Krujës ishte Ministër Shteti dhe u emërua komisar i lartë në Vlorë. Si i tillë ishte autoriteti më i lartë i shtetit në atë qark dhe përfaqësonte drejtpërdrejtë qeverinë. Pas ngjarjeve të Betejës së Gjormit, ku vritet edhe nipi i Halil Alisë – kreu i milicisë dibrane pjesëmarrëse në betejë.

Më 5 janar 1943 Qazim Koculi ekzekutohet në Vlorë nga milicët e Halil Alisë i fajësuar për tradhti ndaj tyre dhe italianëve.

Mustafa Kruja në shënjë mospajtimi paraqiti menjëherë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Me vrasjen e Qazim Koculit, mendohet se italianët likuiduan njeriun guximtar, të fuqishëm, më revolucionar dhe më të rrezikshëm. Stërnipi i tij rrëfen për “Autokton” se pas vdekjes së Qazimit, babai i tij u morë nga italianët dhe u çuan në vendin ku ishte ekzekutuar vet Qazimi, aty u mbulua me një çarçaf në kokë për të mos parë ekzekutimin e tij. Por Italianët e anulluan pasi patën frikën e zbulimit të ekzekutimit të Qazim Koculit.

Një tjetër fakt historik është se organizuesi dhe urdhëruesi i vrasjes së Qazim Koculit, gjeneral Zanini, u transferua menjëherë për në Itali .

Halil Alia, që ekzekutoi pabesisht, si mercenar, u vra në Tiranë nga Maksut Kalemi nga fshati Koculi, i cili deklaroi se mori hakun…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: