Historia nuk ndryshon me zgjedhjet në Shoqatat Rajonale të Futbollit. Edhe në atë të Korçës, ashtu sic ndodhi në Tiranë dhe në Fier, nuk kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët. Mungonte përfaqësuesi nga Erseka, Pogradeci dhe nga Bilishti.

Në emër të tyre foli përfaqësuesi nga Bilishti që deklaroi se nuk u janë paraqitur listat e kandidatëve, duke kërkuar zgjedhje transparente, pasi nuk mund të votonin në terr.

Si pasojë, në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale të futbollit Korçë morën pjesë 7 delegatë nga 5 shoqata, nga 8 që janë në total. Anëtarësia e Korçës propozoi Armand Dukën si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Arben Dervishajn si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.

Ashtu siç pritej, në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb