Historia po shkruhet. Carlos Sainz ka fituar “pole position” e tij të parë të  karrierës. Piloti i Ferrarit u pa në formë sot në kualifikueset e Mbretërisë së Bashkuar, duke ia dalë të lejë mbrapa shumë emra të rëndësishëm.

Max Verstappen u përpoq të bënte mirë  por me Red Bullin e tij nuk shkoi më shumë se vendi i dytë. I pozicionuar i 3-ti, Charles Leclers (Ferrari) zhvilloi paraqitje që mund të konsiderohet pozitive.

Në vendin e shtatë është Fernando Alonso. Gara për Çmimin e Madh të Silverstone do zhvillohet nesër në orën 16:00, me tifozët e Formula 1 që mezi po presin…

 

 

Renditja:

1. Carlos Sainz (Ferrari)
2. Max Verstappen (Red Bull)

3. Charles Leclerc (Ferrari)
4. Sergio Perez (Red Bull)

5. Lewis Hamilton (Mercedes)
6. Lando Norris (McLaren)

7. Fernando Alonso (Alpine)
8. George Russell (Mercedes)

9. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
10. Nicholas Latifi (Williams)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: