Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit është promovuar në Shkodër libri me kujtime e autores hebreje Mimi Kamhi Ergas Faraxhi. “Jeta ime nën pushtimin nazist”. ‘Drita’ është vajza e autores nga Izraeli dhe ka ardhur në Shqipëri për të t’u takuar me Ahmetin nga Shkodra, pasi kanë lindur në një shtëpi dhe takohen pas 75 vitesh.

Në vitin e largët 1943 një familje hebre u detyrua të udhëtojë nga Shkupi në Shkodër për ti shpëtuar përndjekjes naziste.

Libri memoristik tregon jetën e një familje hebreje e cila ka gjetur mbështetje tek një familje shkodrane. Mimi, autorja e kujtimeve në këtë libër, lindi në Shkodër vajzën e saj Drita, e cila sot udhëtoi nga Izraeli, për tu kthyer në vendlindje pas 75-vjetësh.

Në muzeun Marubi, të pranishmit nuk i mbajtën dot emocionet teksa Drita u takua me Ahmetin, djalin e Xhemilit që para 75 vjetësh i kishte hap derën dhe mikë pritur në shtëpinë e tij prindërit e saj.
Drita dhe Ahmeti janë fëmijët e dy familjeve, një hebreje dhe shqiptare që shtojnë dëshmitë e “gjalla”, mbi kontributin që populli shqiptar ka dhënë për të shpëtuar hebrejtë.

Këtë vit Ministri Ditmir Bushati kishte zgjedhur që aktivitetin në ditën përkujtimore të Holokaustit ta zhvillonte në Shkodër duke përuruar librin me kujtime “jeta ime nën pushtimin nazist”.

Duke folur para të pranishmëve jo pa emocion, Drita u shpreh “ Shkodrën e mbaja mend si nëpër ëndrra, si diçka që nuk e dija sa ishte e vërtetë dhe sa fantazmë, por tani që erdha dhe e pashë, jam e lumtur që mu rikthyen kujtimet, Shkodra është po aq e bukur”. Momenti më prekës i këtij takimi ishte kur Ahmeti tregon fotot e vjetra por të ruajtura me kujdes te atyre viteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: