Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare”, ditën e sotme ishte e ftuar Elida e cila tregoi historinë prekëse të jetës së saj dhe sesi mësuesja i kishte shpëtuar jetën.

“Kur isha 12 vjeçe babai me vdiq nga kanceri. Për dy vite isha mbyllur në vetvete dhe u sëmura rëndë dhe mamaja më coi në spital,” tregon Elida.

Dyshonin se edhe Elida kishte kancer meqë babai i saj kishte humbur jetën nga kjo sëmundje. Por ishte mësuesja e saj që kur mori vesh këtë e çoi Eliden në sanatorium ku pasi kishte bërë kontrollet kishin zbuluar që ajo kishte tuberkuloz.

“Kam arritur këtu ku jam sot, falë mësueses dhe stafit të sanatoriumit. Kam 27 vite që nuk e kam takuar mësuesen. Me krenari të madhe mund të them që ajo sot mund të jetë nëna ime”, u shpreh Elida e cila e kishte thirrur mësuese Valin në emision.

Mësuesja erdhi dhe kishte sjellë dy libra dhuratë, një për Arditin dhe një për personin që e kishte ftuar, ndonëse ende nuk e dinte kush fshihej prapa murit.

Mësuesja u përlot kur pa që e kishte thirrur Elida të cilën e njohu menjëherë.

“Mësuese Vali nuk do mjaftonte as jeta ime që të flas për ty. Dua publikisht ta shpreh atë që bëtë për mua, që ma dhuruat jetën, që të jem këtu sot pranë jush, që të kem dy fëmijë, të kem një jetë të lumtur. Nëse nënën time biologjike e kam humbur do kisha dëshirë të ishe nëna ime. Dua të mos i humbasim kontaktet. Vendosa të vij në këtë emision për të të kërkuar të jesh nëna ime dhe fëmijët e mi të bëhen nipërit tuaj. Të kam mbajtur në zemrën time, s’të kam harruar. Në jetën time ti ishte një ëngjëll”, i tha Elida mësueses dhe e ftoi të vinte në Gjermani aty ku ajo sot jeton, shkruan Xing.al.

“Kam bërë detyrën me përgjegjësi, me ndjenjën për të arritur diçka ajo vetë në jetën e saj. Të gjithë nxënësit për mua janë një familje e madhe”, u shpreh mësuese Vali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: