Një histori që ia vlen të tregohet dhe mund të jetë një motivim për shumë njerëz në botë. Marco Russ ka fituar betejën më të madhe të jetës së tij. Viti 2017 nis me një lajm fantastik për kapitenin e Eintracht të Frankfurtit, i cili u diagnostikua me kancer vetëm disa muaj më parë. Mbrojtësi i skuadrës gjermane ka kaluar të gjitha fazat e trajtimit dhe tashmë është gati për t’u kthyer në fushë. Ai është nisur bashkë me ekipin drejt Abu Dabi për fazën përgatitore. Russ e zbuloi sëmundjen pas një kontrolli rutinë antidoping, duke u detyruar të braktiste skuadrën për disa muaj. Në majin e vitit të shkuar edhe pse ai mësoi për sëmundjen e tij, zbriti në fushë për ndeshjen “play out”, për qëndrimin në Bundesligë, ku ishte edhe autor i një autogoli. Aktualisht, trajneri Niko Kovac ka bërë me dije, se do të duhet pak kohë, përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: