FIER- Nëna, ajo që e solli në jetë duhet të ishte ajo që kujdesej teksa rritej e bija, ta këshillonte dhe ndihmonte, por nuk ka ndodhur kështu për një 12-vjeçare nga Fieri. Për të nëna është kthyer në personin më të urryer. Arrestimi i sotëm i dy bashkëjetuesve në Fier, një burri dhe një gruaje nxori në pah një histori larg kufijve të imagjinatës njerëzore, atë të abuzimit seksual me të miturën E. Y.

Dyshohet se njerku Ilmi Hoxhaj ka abuzuar seksualisht me të që kur ishte 6-vjeçe, ndërsa nëna e saj e ka ditur, e madje dyshohet ta ketë nxitur këtë të fundit.

Policia e Fierit arrestoi sot në flagrancë Ilmi Hoxhajn, 52 vjeç dhe bashkëjetuesen e tij Selvi Yzeiraj, 40 vjece. “Këta dy shtetas u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y 12 vjeçe (vajza e bashkëjetueses), sipas kallzimit të bërë, shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6 vjeçare”,- thuhet në njoftimin e policisë.

Pas denoncimit të vajzës policia ka shkuar në banesën e çiftit në Fier, aty ku ka konstatuar edhe kultivim,in e bimëve narkotike. “Në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë)”, sqaron policia.

DEKLARATA E PLOTE E POLICISE
Abuzonin seksualisht me vajzën e mitur, arrestohen në flagrancë dy bashkëjetuesit.

Policia gjen edhe 41.5 kg lëndë narkotike në banesën e bashkëjetuesve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

1.Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier.
2.Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banuese në fshatin Mbyet, Fier.( bashkëjetues).

Këta dy shtetas u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y 12 vjeçe (vajza e bashkëjetueses), sipas kallzimit të bërë ,shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6 vjeçare .

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.

Gjithashtu në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 100/2, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: