Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” i është rikthyer historisë së familjes Mustafa në Kosovë. Në Prishtinë në lagjen Resmija dhe Hajdini e dinë shumë mirë gjendjen ku ndodhen. Dimri i hidhur ka mëbrritur.

Deri më sot kanë vuajtur shumë janë endur nga njëri bodrum banese tek një bodrum tjetër madje ndonjëherë edhe pa kulm mbi kokë. Pa përkrahjen e askujt. Lagështira dhe myku në banesën që po banojnë aktualisht i ka sëmurë të vegjlit me astmë. Nuk u mjaftojnë paratë as për ushqime apo ilaçe.

Resmija dhe Hajdini përballen jo vetëm me varfërinë por edhe me problemet shëndetësore të vajzës Anisës. Vogëlushja 4 vjeçare nuk mund të flasë. Djali i madh Rijadi 10 vjeç është edhe ai i sëmurë. I vetmi fëmijë i shëndetshëm që u fal lumturi është foshnja 6 muajshe Ambra.

Vetë e ëma e fëmijëve Resimja nuk mund t’i durojë dot dhimbjet e shpeshta të kokës për tu qetësuar i duhet që çdo ditë të t’i njektojë një gjilpërë, e cila ka kosto 5 euro.

Bashkëshorti i saj Hajdini fiton pak para nga paga që merr, një pjesë e madhe shkon për të paguar qiranë dhe për të blerë medikamentet e gruas dhe dy fëmijëve. Madje as kanë mundësi që Anisa të kryejë vizitë mjekësore të hollësishme për të kuptuar arsyen përse ajo nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb