Një histori përdhunimi është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’. Bëhet fjalë për historinë e 17-vjeçares nga Saranda me iniciale S.B, e cila është përdhunuar nga një 72-vjeçarin Bajram Tusha. Ky i fundit tashmë ndodhet pas hekurave. Pjesë e emisionit janë bërë prindërit e vajzës, ndërkohë që kjo e fundit ka pohuar se i moshuari në kohë të ndryshme ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Ndërkohë, sipas informacionit zyrtar të policisë, ky shtetas ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale. Por, prindërit e të miturës, pohojnë se, 72-vjeçari është i pafajshëm dhe se dikush tjetër fshihet pas këtij akti të turpshëm. Ata apelojnë për gazetaren Ervis Ahmeti se vajza e tyre nuk është në gjendje të logjikojë, e se dikush tjetër e ka detyruar atë të deklaroj të gjithë këtë histori. Me lot në sy, prindërit e vajzës apelojnë për ndihmë, pasi adoleshentja sipas tyre është nën efektin e lëndëve narkotike, të cilat i janë dhënë nga një tjetër person.

Nëna e vajzës, L. B., tha në një lidhje skype se vajza ishte në një lidhje me një djalë dhe se nuk ka lidhje me të moshuarin. Po ashtu nëna e vajzës ka lëshuar akuza të forta ndaj të riut D. Ruçi, pasi sipas saj ai kishte tentuar që ta dërgonte vajzën me gomone drejt Italisë.

“Vajza në moshën 17- vjeçare, vajza sjell në shtëpi një djalë i cili quhet D. Ruçi. Ai ne na thoshte se quhej Genti, na gënjente. Vajza ka tre muaj ose më shume qe te ky Barjami nuk ka shkuar, por shkonte nga shkolla ne shtepi. Ai djali erdhi ne shtëpi dhe kërkoi tim shoq per te biseduar, e lajmërova tim shoq. Ky djali erdhi disa here dhe pohoi se e donte vajzën. Nje dite kërkoi vajzën per te takuar mamanë e atij, ne i themi qe jo, por ai e merë dhe pas dy ditësh na telefonon dhe thotë qe ‘nuk e sjell dot vajzën se është koronavirusi dhe nuk me lejon policia te lëviz’. Vajza me merrte ne telefon me pyeste “si je? a je mire? dhe pastaj me tha se “ne atë shtëpi une nuk vij me, sepse babi me rreh”. Ne jemi rritur te gjithë me te keq, prindi i bërtet fëmijës për te mirën e tij. Vajza ime nuk ka lidhje fare me Bajram T., nuk ka shkuar fare te shtëpia e tij kohet e fundit. Mbas ca ditësh me merr ne telefon vajza dhe me thotë se ishte ne Durres me kete djalin, i thash “çfarë bene ne Durres, si shkove? policia nuk ta lejon”. Por ky djali kishte tentuar ta hidhte ne gomone vajzën, ai i kishte thene se do ikim ne Itali dhe atje te pret nje shoqe. Barjami nuk ka tentuar dhe është i pafajshëm. Po te ishte ajo viktime e Bajramit, do isha edhe une, sepse une kam qene vet te shtepia e tij. Ai eshte babai im ne moshe dhe gjyshi i vajzes nga mosha. Une kerkoj te shpetoj vajzën. Vajza ime ka rene pre e trafikimit, e prostitucionit e droges. Vajza nuk do te dije me per ne. Ajo thote qe “nese te dashurit i ndodhe gjë ma beni gati arkivolin”. Ju lutem me shpetoni vajzen, ajo eshte nen efektin e droges. Me Barjamin kemi vite qe jemi shkëputur, nuk kemi kontakt fare, as vajza nuk ka pasur. Bajrami eshte i pafajshem. S’kemi pune fare me Bajramin.”, tha nëna e vajzës. Në të njëjtën linjë ishte dhe babai i adoleshentes.

“Une me ate 72-vjecar nuk kam asgjë. Une jam rritur me ate. Une i gatuaj atij, i beje gjellen dhe buken se eshte plak ska njeri. Me do dhe e dua ne maksimum. Nuk dua qe ai te jete ne burg, fajtori i vajzes time eshte Denitua. Ai ma ka sëmurur vajzen ma ka cuar ne katastrofe dhe ky eshte per ne burg. Ky e ka kthyer vajzen ne ate mënyrë vetëm e vetëm qe te fusi Bajramin brenda. Une e kërkoja vajzën dhe shkova te banesa e ketij Denitos ai me doli para dhe me tha “kush je ti? Çfare kerkon se do te heq gurmazin”. Ai thoshte e dua Jonën dhe atë nuk e lë. Unë i thashë: Merre vajzën për 1 orë dhe sillë. Ai tha: “nuk e sjell më, ajo është e imja”. Vajzës i thoshte “merr librat dhe rrobat dhe hajde”. Vajza nguli këmbë që “do iki me të”. Vajza arriti të nesërmen që të ikte me të. E mbajti për 24 ditë. Ai e mbante të mbyllur në shtëpi dhe e çonte te shokët. Ky shtirej se jam i sëmurë dhe e çon edhe vajzën në spital, ku i bëjnë 25 gjilpëra për veshkat. E merrja vajzën në telefon dhe i thoja: ku je? Më thoshte: Jam te shtëpia e shokut të Gentit dhe do vijë të më marrë. Denoncimet nuk na i pranonin. Ajo nuk kishte ndryshuar mendjen. Kishte ndenjur e mbyllur në shtëpi dhe gjatë kësaj kohe ndryshoi. Asnjëherë nuk është marrë parasysh denoncimi. Më thonin: “Ti e ke fejuar vajzën”, dhe më nxirrte me shqelma jashtë.”, tha V.B, babai i 17-vjeçares.

Nëna akuzon mes të tjerash të dashurin e vajzës, ndërsa shton se ai ia shkatërroi jetën adoleshentes.
“Atë ditë që isha në polici nuk më thanë gjë për vajzën. Para 3 ditësh ishim në polici. G. Ruçi më shkatërroi vajzën. Ma vrau vajzën, ma mashtroi, ma përdori për qëllimet e tija. Ma gënjeu. Donte ta çonte në Itali për qëllimet e tij. Vajza më thoshte jam te shoku i G. Më Gënjente. G. po priste sa të hapeshin rrugët për ta çuar në polici. Mund të jetë në efektin e ilaçeve vajza.”, tha ajo. Ndërkohë, babai i vajzës tha se bashkë me të moshuarin edhe ai është denoncuar në polici.

“72 vjeçarin e ka denoncuar, por vajza më ka denoncuar edhe mua. Ka thënë që më ka përdhunuar. I thoshte G. Ruci, “do ti fus në burg dhe ne do bëjmë si të duam”.

Unë Po ashtu, nëna tha se vajza e saj nuk e pranon më si nënë. “Policia e Sarandës i thoshte vajzës ‘firmos këtu’. E kanë gënjyer. Ai është një plak i sëmurë. Unë atë djalë nuk e kam njohur asnjëherë. Ai djalë duhet të dënohet. Vajza ime nuk më pranon më si nënë. Vajza është vrarë. Shteti e ka lënë jashtë këtë njeri.”, tha ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb