Armand Duka, ashtu si të gjithë tifozët kuqezi shijon fitoren kundër Bjellorusisë, një fitore që i dhuron kreun e grupit, një fitore që mbi të gjitha i jep më shumë besim për të ardhmen.

Me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Duka ka përgëzuar lojtarët dhe stafin për suksesin e arritur:

MESAZHI I DUKES
Fitore e madhe, që erdhi në çastin e duhur. Sot djemtë kuqezinj na dhuruan emocione, sakrificë, kualitet, gola dhe mbi të gjitha për ngjitjen një grup më lart në UEFA Nations League. Një objektiv i realizuar. Ndjehem krenar për kombëtaren dhe stafin e saj. Krenar për arritjet e futbollit shqiptar. Historia vazhdon…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: