Historiani, filologu dhe përkthyesi i njohur shqiptar, Jorgji Qirjako është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 70-vjeçare në Londër.

Ai ka përkthyes rreth 70 vepra teksa në shkurt të këtij viti u dekorua dhe me titullin ”Mjeshtër i Madh” nga Presidenti Ilir Meta në shkurtin që lamë pas.

Qirjako ka shërbyer si Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Kolonjë si dhe Muzeut në qytetin juglindor dhe së fundmi zv/drejtor i Institutit të Marrëdhënieve ndërkombëtare.

Historiani dhe filologu ka nxitur dhe mbështetur shumë artistë të shquar në vend teksa ka kontribut të veçantë në evidentimin e traditave patriotike të klturës popullore, figurave kombëtare etj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb