Estonia i është bashkuar shumë vendeve të tjera që i beson drejtimin një gruaje.

Kaja Kallas do të hyjë në histori si kryeministrja e parë e vendit baltik. Dy partitë më të mëdhaja të vendit arritën marrëveshjen e koalicionit për të krijuar një qeveri me bazë të gjerë tashmë.

Estonia nuk është vendi i parë dhe duket se nuk do jetë as i fundit që vendos një grua për kryeministre. Shumë më herët një gjë të tillë e kanë bërë dhe Gjermania, Islanda, Finlanda, Zelanda e Re, Serbia dhe së fundmi Moldavia.

Ndërkohë Kaja Kallas, e cila është një avokate me profesion do të duhet të marrë miratimin e parlamentit estonez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb