ZAMBIA

Zambia ka zgjedhur Presidentin e saj të ri i cili do të jetë Hakainde Hichilema që mposhti kundërshtarin me 1 milion vota diferencë.

Kandidati i opozitës tentonet për herë të 6-të të fitonte Presidencën dhe kësaj radhe ia doli përballë Edgar Lungu që shërbeu si President që nga vitit 2015.

Ky i fundit hodhi akuza se zgjedhjet ishin të padrejta dhe jo të ndershme.

Në kryeqytetin Lusaka ka filluar festa nga përkrahësit e opozitës për fitimin e Presidencës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb