Një shqiptar që shkëlqen jashtë vendit. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Kosova, Besart Berisha. Sulmuesi ka mundësinë të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit australian.

Deri tani, Berisha ka arritur të shënojë 90 gola në A-League.

Në ndeshjen e fituar përballë Melbourne City 2-1, sulmuesi i Melbourne Victory shënoi golin e 90 dhe barazoi rekordin e futbollistit australian Archie Thompson.

Tani futbollistit shqiptar i duhet vetëm një gol për të shënuar përgjithnjë emrin e tij në historinë e futbollit australian.


Goal Besart Berisha (1:2) Melbourne City vs… by ylberenexhipi

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb