Gramshi i është bashkuar qyteteve të tjera shqiptare që kanë protestuar për rritjen e çmimeve të karburantit, shportës ushqimore dhe plehrave kimike. Protesta është zhvilluar në hyrje të qytetit, ku qytetarët bllokuan të dyja rrugët kryesore për më shumë se 40 minuta.

Të pranishëm në vendngjarje ishin forcat policisë dhe zjarrfikëse, si dhe një autoambulancë, që monitoronin situatën.

Gjatë këtij manifestimi janë shënuar dhe incidente të vogla, ku drejtuesit e automjeteve, shihen teksa përplasen me policinë. Vlen të theksohet sakaq, që kjo është protesta e parë në 32 vite demokraci që organizohet nga qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: