Drejtuese politike e PS-së për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali e ka cilësuar historike rezultatin në Kamëz, ndërsa thekson se ka siguruar 4000 vota më shumë se në 2017.

Në një prononcim nga selia rozë duke falenderuar shtabet e bashkisë Kamëz dhe Vorë për besimin e treguar nga qytetarët për Partinë Socialiste, u shpreh se në këto dy zona bastione të PD, qytetarët kësaj radhe kanë besuar tek Edi Rama.

“Dua t’ju jap një lajm historik që sapo më ka ardhur nga Kamza. Qytetarët na kanë besuar ne, me 4000 vota më shumë se në 2017. Vora ishte një ndëshkim i madh për mungesën e vëmendjes që opozita ka treguar ndaj qytetarëve dhe mbi të gjitha është një ndëshkim për Presidentin e Republikës dhe sh.p.k-në e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim, që sot ka minimumin historik të mandateve të saj. Njerëzit e kanë dhënë përgjigjen me votë, nuk e duan sherrin, nuk e duan ndarjen, nuk e duan dasinë, nuk e duan dhunën, nuk i duan institucionet të përdoren në mënyrë kaq barbare dhe lajm shumë i mire që LSI ka dal nga skena politike praktikisht.”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb