Ndeshja Fortuna Dyseldorf-Paderbor hyri në historinë e futbollit. Në Gjermani ka lindur futbolli i ri post-koronavirus dhe takimi që u luaj në “Merkur Spiel-Arena” do të mbahet mend sepse u përuarua për hetë të parë rregulli i të kryerit pesë zëvendësime në harkun e 90 minutave. Në minutën e 73-të të ndeshjes së javës së 26-të Bundesligës, trajner i i Paderbornit, Baumgart, hodhi në fushë Sabirin dhe Zolinkin, që ishin zëvenësimi i tretë dhe i katërt.

Por nuk përfundoi këtu sepse tre minuta më pas Shalke, që po mundej 4-0 nga Borusia, bëri zëvendësimin e katërt dhe tre minuta të tjera më pas i erdhi radha Fortuna Dyseldorfit. Paderborn dhe Shalke më pas kryen dhe zëvendësimin e pestë në harkun e pak minutave.

Për t’u theksuar se pas zëvendësimeve të kryera, lojtarëve që dilnin nga fusha e lojës, u jepej një maskë që duhej vënë në fytyrë përpara se të uleshin në vendin e rezervuar për ta, ndonëse të gjithë ishin 1.5 metra larg njëri tjetrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb