Pasi shkëlqyen në premierë, Italia kërkon të mbyll sa më shpejt llogaritë me fazën e grupeve, përballë Zvicrës kërkohet tre pikët për të rezervuar një biletë për më tej. As në letër e as në statistika nuk është një mision kaq i lehtë, “azzurët” e kanë pasur gjithnjë të vështirë përballë helvetëve, tre përballjet e fundit ndërmjet tyre kanë përfunduar gjithnjë në barazim, fitorja e fundit e Italisë daton në vitin e largët 2003. Pavarësisht startit fantastik, Roberto Mancini kërkon nga ekipi përqendrim maksimal pasi për të është një sfidë me një koeficient të lartë vështirësi: “Ka gjithnjë tension, është një sfidë e rëndësishme dhe shumë e vështirë, e respektojmë shumë Zvicrën e cila është një përfaqësuese e fortë dhe që historikisht nga ka vendosur në vështirësi. Është nga të parat në renditje, ka gjithashtu lojtarë ekspert dhe shumë të mirë, do të na duhet një ndeshje e madhe dhe perfekte”, u shpreh Mancini i cili as këtë herë nuk ndryshojë objektiv duke pasur si pikë referimi finalen e Wembley.

Manciniiii
Manciniiii

Zvicra, kundërshtari i “azzurëve” e nisi fushatën në “Euro2020” me një barazim përballë Uellsit, një pikë që i rri ngushtë Shaqirit me shokë. Kjo është një sfidë e veçantë për Shaqirin, dikur pjesë e Inter me në krye Mancinin: “Mezi pres të luaj këtë ndeshje, mezi pres të takojë Mancini. Italia është një skuadër shumë e mirë, mes favoritëve. E kemi parë ndeshjen e parë, më bëhet qejfi për të por dhe në jemi një skuadër e mirë, duhet të përmirësojmë akoma disa gjera por besoj se jemi në rrugën e duhur, edhe ndaj Uellsit krijuam disa raste për të fituar”, u shpreh Shaqiri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb