Shurupi tradicional nga hithrat përdoret për pastrimin e gjakut, por është i shijshëm edhe si pije freskuese, nëse e përzieni me ujë mineral dhe me pak akull. Përdorimi i kësaj bime është i mirë edhe kundër reumës dhe artritit, pasi hithra përmban shumë hekur. Kjo bën që bima të përdoret edhe kundër anemisë.

Besohet se parandalon problemet respiratore dhe problemet urinale, por edhe humbjen e flokëve.

Për përgatitjen e këtyre shurupeve, lëngu i hitrhave përdoret në kombinim me limonin dhe mjaltin.

Për shembull, në 1 litër ujë shtroni sheqer. Më pas këtë shurup hidheni në një enë qeramike ku keni vendosur më parë 400 g gjethe hithrash. Mbulojeni enën dhe lëreni për 10 minuta. Shtoni lëngun e limonit (6 limonë) dhe mjaltin (5 lugë gjelle). Ndani hithrat nga lëngu, nëse dëshironi mund ta kulloni. Shurupin e vendosni në shishe të pastra, i mbyllni dhe i lini në vend të ftohtë dhe të errët.

Një tjetër mënyrë e përgatitjes së recetave është: 1 kg gjethe të hithrave duhet t’i zieni në 2.5 litra ujë dhe me pak sheqer. Pas zierjes ky shurup vendoset në një shishe qelqi dhe e mbyllni mirë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: