“New Rules” është pa diskutim hiti më i madh i këngëtares shqiptare Dua Lipa. Kjo këngë ka thyer rekord duke u renditur e para në shumë prej top listave britanike, gjë që ka ndikuar në një ngritje në karrierë për këngëtaren nga Kosova.

“New Rules” është pëlqyer dhe shpërndarë shumë në rrjetet sociale, ndërsa jo pak herë ka rënë pre edhe e faqeve satirike.

Së fundmi një përdorues i rrjetit social Twitter ka realizuar një video-montazh të këngës “New Rules”.

Ai e ka përpunuar atë duke e sjell në një version tejet interesant, të ‘kënduar’ kësaj radhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkruan tg.

Remiksi në fjalë përbëhet nga fragmente të fjalimeve të Donald Trumpit gjatë fushatës së tij presidenciale, e që koiçidencialisht janë përshtatur me disa nga vargjet e “New Rules”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb