Ukraina thotë se trupat e saj kanë arritur të ndalojnë një avancim rus në qytetin port të Odesës. Megjithatë, forcat detare ruse filluan të bombardojnë periferi të portit gjatë ditës së hënë, si pjesë e përpjekjeve për të shkëputur ukrainasit nga Deti i Zi.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, i cili aktualisht ndodhet në Kiev, tregoi për BBC detaje nga operacionet ushtarake në Odesa, qyteti që ai përfaqëson. Ai tha se Vladimir Putin e sheh Odesën si një nga qytetet e shenjta të Ukrainës, dhe po sulmohet sepse është qyteti më i madh në Detin e Zi.

Goncharenko tha se hera e fundit që Odesa u bombardua ishte nga nazistët 80 vjet më parë, dhe Putini është një “Hitler i shekullit XXI”. Deputeti nuk beson se Putini është i gatshëm për negociata paqësore për momentin, ndërsa shton se ai nuk do të ndalet, apo të ketë negociata reale.

“Duhet të ketë më shumë sanksione ndërkombëtare ndaj Rusisë, në mënyrë që Putini të mos mund ta përballojë luftën”, thotë Goncharenko. Ai shton se Ukraina duhet të furnizohet me më shumë armë, jo vetëm me sisteme të mbrojtjes ajrore, por avionë, sepse Rusia aktualisht ka një avantazh në ajër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb