Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në Shqipëri nuk ka Gjykatë Kushtetuese por është tirania e mazhorancës që po shfrytëzon këtë.

Sipas Ngjelës Gjykata Kushtetuese është e bllokuar pasi mazhoranca bllokon pikërisht zëvendësuesit e atyre që u hoqën nga Vettingu.

Ngjela kujton se ka qenë ai që ka propozuar që në Kushtetutë të futeshin edhe aktet normative duke kujtuar se ndërkombëtarët e paralajmëronin që edhe Hitleri në pushtet erdhi me anë të akteve normative.

 

”Mazhoranca mund të kthehet në oligarki tiranike. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, është tirania e mazhorancës. Aktet e Ramës rrëzohen dhe në Gjykatë Administrative. Edhe në problemin e aktit, e kam futur unë aktin normativ në Kushtetutë. Spartak më thanë, Hitleri ka ardhur me akte normative. Ky provoi ato të atyre.”- tha Ngjela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb