Diktaktori nazist Adolf Hitler refuzonte të shikonte hebrenjtë teksa i drejtoheshin kampeve të vdekjes, ndërsa shkatërroi edhe letrat që e lidhnin atë direkt me Holokaustin, zbulon një dokumentar i ri.

Në një rast, mendohet se diktaktori Gjerman mbylli sytë për faktin që nuk shikonte dot viktimat e genocidit duke kaluar.  Besohet se Hitleri asnjëherë të vetme nuk vizitoi kampet e përqëndrimit ku 6 milionë hebrenj u vranë para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, dhe miliona të tjera u prekën nga një gjë e tillë për gjithë jetën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shfaqja gjithashtu do të dokumentojë edhe fëmijërinë abuzive të Hitlerit, aspirimin artistik dhe marrëdhëniet me disa femra më të reja.

Hitleri, kurrë nuk donte të konfrontohej me realitetin brutal të asaj që po ndodhte. Ai thjesht donte të dinte që po bëhej. Besohet se i vetmi hebre, i shpëtuar nga Hitleri ishte një mjek i quajtur Eduard Bloch, i cili trajtoi mamanë e tij që vuante nga kanceri i gjirit, madje e ndihmoi atë të emigronte drejt Amerikës në vitet 1940.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb