Deputeti i PD, Edi Paloka, ishte i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” nga Nisida Tufa. Pasi foli për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ai u pyet nëse grupimi i tij është gati që të shkojë në zgjedhjet e 2025.

Ai tha se prej 10 vitesh deklaron se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe se vendi ndodhet nën diktaturën e tij.

Sipas Palokës, diktatura rrëzohet duke iu përgjigjur “siç i është përgjigjur bota”. Sipas tij në histori është dëshmuar se për të rrëzuar Hitlerin, është dashur t’i bëjnë atentat.

Ndërkohë tha se vende të tjera i janë përgjigjur me revolucion.

“Kam të paktën 10 vjet që kam thënë se më këtë nuk ka zgjedhje. Kjo është vërtetuar nga viti në vit. Detyra jonë?

Jemi në diktaturë dhe duhet t’i përgjigjesh diktaturës, siç i është përgjigjur bota… nuk votohej në kohë të Hitlerit dhe janë detyruar t’i bëjnë atentat. Në raste të tjera janë bërë revolucione.

Diktaturat nuk ikin me votë të lirë, te gjitha rrugët e tjera janë rruga për ta përmbysur, ka histori bota. Si mund të ndryshojë me votë kur nuk të le njeri?!”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: