Dy aktorët e njohur në ‘Hobbs & Shaw 2’, Dwayne Johson dhe Jason Statham do të jenë serish bashkë.

Këtë e ka konfirmuar aktori Dwayne Johnson i cili tha se vazhdimi i filmit është në proces e sipër.

Pas suksesit të Fast &Furious, e veçanërisht për ata që pëlqejnë karakteret Hobbs dhe Shawn, Dwayne thotë se një vazhdim i tyre është rrugës.

Dwayne bashke me Jason Statham sollën filmin aksion, në të cilin bëjnë pjesë edhe Idris Elba dhe Vanessa Kirby. Filmi fitoi 759 milionë dollarë në të gjithë botën.

“Jemi duke zhvilluar një film tjetër dhe unë jam shumë i entuziazmuar për këtë. Tani thjesht duhet ta kuptojmë krijimtarinë dhe drejtimet në të cilat do të shkojmë”, ka thënë Dwayne

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb