TIRANE- Inspektorët e Bashkisë së Tiranës vijojnë që të marrin masa për të ndaluar lokalet të cilat ndotin rrugët e qytetit duke i hedhur qeset me plehra vend e pa vend, ndonëse kazanët dhe koshat janë aty pranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka publikuar një prej rasteve ku inspektorët e kanë dokumentuar shkeljen përmes kuponëve tatimorë të gjetur në qesen e plehrave të hedhur në rrugë pranë lokalit.
e4t (1)
“I love Tirona dhe prapëmbeturinat në rrugë?! Nuk tregohet dashuria dhe respekti për qytetin vetëm kur ka ndeshje! Por, derisa të sensibilizohen të gjithë, kujdesen kolegët për çdo ndotës”, shkruan Veliaj në “Facebook”.

Kryebashkiaku Veliaj ka deklaruar se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbajtur pastër ambientin për qytetarët dhe për të marrë masa ndaj atyre që hedhin plehrat në rrugë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: