Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni Vasili, mbrëmjen e sotme po diskutohet në lidhje me skandalin “McGonigal” dhe skenarët për dosjen shqiptare.

I ftuar në studio, avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj, u shpreh se minimumi që ka kryeministri Rama në këtë histori, është përgjegjësia morale.

Ai u shpreh se kryeministri i një vendi nuk mund të ulet e të drekojë me agjentë të shërbimeve sekrete të vendeve të tjera dhe se sjellja diplomatike ka qenë jo korrekte.

“Kur je kryeministër ke disa përgjegjësi në disa rrafshe, morale e ligjore. Të dyja mbase nuk kryqëzohen, por je në raporte llogaridhënie për qytetarin nëse shkele njërin prej tyre. Gjej përgjegjësi morale absolute këtu. Imagjinoni kryeministrin e një vendi mik që drekon me një agjent të kundërzbulimit të vendit tënd. Ky është rast unik nuk ka të dytë në botë.
Kryeministri s’mund të dalë pa rroba në rrugë apo të bëjë striptizëm, ka disa kufizime nuk mund të ulet me zyrtarë të shërbimeve sekrete të vendeve të tjera. Rama thotë që është krenari ta bënte një gjë të tillë.

Ka ardhur ai zotëria këtu, kanë hedhur valle edhe e kanë bërë qytetar nderi. Një çmenduri dhe një sjellje jo korrekte në nivelin diplomatik”, deklaroi Lapaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb