ITALI

Policia e Padovës arrestoi dje një shqiptar 26 vjeç me inicialet H.A, pasi iu gjend drogë e llojit kokainë.  Skuadra policore e vëzhgoi të riun teksa ecte me biçikletë, i nevrikosur dhe me qëndrim të dyshimtë.

Pas kësaj, agjentët “u lëshuan” për kontroll. Shqiptari menjëherë la biçikletën, vrapoi, duke tentuar që të ikë prej tyre. Madje, rrugës atij i ra një thikë, shkruajnë mediat italiane.

  • foto galeri

Policia e ndoqi, nuk e humbi nga sytë, derisa arriti që ta kapë. Një prej agjentëve e kapi atë dhe menjëherë u dërgua në komisariat. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ku përpos prodhim e shitje narkotikësh, akuzohet edhe për rezistencë ndaj zyrtarëve policorë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb