Pas shkrumbimit të makinës së saj për të dytën herë, 27-vjeçarja Deizi Arapi në dëshminë e saj në polici ka përmendur 10 persona tek të cilët dyshon pasi sipas saj ka pasur konflikte të mëparshme.

Mes tyre, ajo ka përmendur edhe emrin e ish-kryebashkiakut Bledion Nallbatin, teksa thotë se më këtë të fundit pas pasur një debat verbal pasi nëna e saj ishte pushuar nga puna.

Por Nallbati pas akuzave të ngritura nga Arapi ka reaguar nëpërmjet një komunikimit me telefon pasi aktualisht ndodhet jashtë shtetit, sipas tij nuk është e vërtetë ajo çfarë ka thënë Arapi pasi nuk kanë pasur asnjë konflikt qysh kur drejtonte bashkinë.

Ai tha se kanë pasur vetëm një konflikt në atë kohë dhe nuk e di pse po i ngre këto akuza pikërisht tani. Nallbati nuk sqaron detaje të tjera por bën të ditur se do ngrejë padi kundrejt Arapit menjëherë pasi të kthehet.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: