Dhuna ndaj bashkëshortes dhe sherri me të ka çuar deri në marrëzi një 28-vjeçar nga Mirdita, i cili ka hedhur një granatë në oborrin e vjehrrit të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pllanë të Lezhës, në oborrin e banesës së vjehrrit të tij, shtetasit me inicialet Z.D. Ndonëse i riu hoqi siguresën e granatës, fatmirësisht ajo nuk shpërtheu.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët xhenier të Reneas, të cilët kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të granatës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet P.D., i cili u arrestua, prej disa kohësh kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten dhe ushtronte dhunë fizike ndaj saj.

Duke u gjendur në këto kushte, gruaja e kishte denoncuar në polici të riun, ndërsa ishte pajisur dhe me urdhër mbrojte. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale në ngarkim të shtetasit P.D. “Vrasje me dashje e mbetur ne tentative” “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese e municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb