Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Ferdinand Rukon, i cili vrau bashkëshorten e tij duke e hedhur nga dritarja e banjës në qytetin e Fierit.

Kjo kërkesë erdhi pas uljes së dënimit në 35 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, raporton për BalkanWeb gazetarja e Klodiana Lala.  Gjykata e Krimeve të Rënda, pranoi muaj më parë kërkesën për gjykim të shkurtuar, pasi i pandehuri shprehu pendesë për krimin.

Ferdinand Ruko ka pranuar para 2 muajve përpara hetuesve se hodhi gruan Liljana Ruko nga dritarja pas një sherri që pati me të.“Dyshoja tek gruaja ime, u zumë dhe debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”, ka thënë para hetuesve 52-vjeçari.

Krimi tronditës ndodhi në dhjetor të vitit 2016, ku pas një debati me bashkëshorten e hodhi të shoqen 43 vjeçe, nga dritarja e banjës së katit të katërt në banesën e tyre në lagjen “Kryengritja” në Fier.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb