Everton mundi 1-0 Chelsean dje, duke marrë një fitore shprese për qëndrimin në elitën e futbollit të Premier League. Një nga episodet që bëri bujë gjithandej ishte festimi unik i golit nga Richarlison. Braziliani ktheu mbrapsht një tymuese të hedhur fillimisht nga tifozët.
Federata Angleze e Futbollit nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka hapur këtë të hënë një hetim për lojtarin. Mbetet të shihet se çfarë do të vendoset dhe e vetmja gjë që mund të thuhet me siguri është fakti se në Britaninë e Madhe nuk tolerohen raste të tilla.

Richarlison është një nga më të mirët te Everton. 24 vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon.
(BallkanWeb)