Gjykata më e lartë administrative e Holandës vendosi sot se autoritetet e imigracionit nuk mund t’i kthejnë refugjatët në Itali, sepse ata përballen me shkelje të mundshme të të drejtave të njeriut.

Vendimi erdhi në rastet e sjella nga dy emigrantë, një nigerian dhe një burrë që pretendon se është nga Eritrea. Të dy hynë në Evropë nëpërmjet Italisë. Nigeriani aplikoi për azil tre herë në Itali përpara se të aplikonte në Holandë, dhe burri tjetër mbërriti në territorin italian, por nuk kërkoi azil atje, sipas Këshillit të Shtetit.

Gjykata holandeze tha se që nga dhjetori, autoritete italiane kanë treguar se ky rregull duhet të pezullohet për shkak të mungesës së ambienteve të pritjes për refugjatëve në Itali.

“Ekziston një rrezik i vërtetë që nevojat e tyre bazë, si strehimi, ushqimi dhe uji i rrjedhshëm, nuk do të plotësohen, gjë që përbën shkelje të të drejtave të njeriut”, thuhet në një deklaratë të Këshillit të Shtetit.

Në vitin 2022, qeveria holandeze ka kërkuar të zvogëlohet nrumi i emigrantëve që hyjnë ë Holandë duke kufizuar anëtarët e familjes që të bashkohen me azilkërkuesit të cilëve u është dhënë leja e qëndrimit, por masa u anulua pasi gjykatat e shpallën të paligjshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb