Pas shkarkimit të Frank de Boer nga kombëtarja e Holandës, ishin disa emra që u lakuan të zinin vendin atij. Por tashmë Joachim Low është në “pole-position”, duke sfumuar edhe ikona të tajningut si Louis van Gaal.

Low nuk do të jetë më pjesë e Gjermanisë dhe e ardhmja e tij si trajner është ende një rebus. Gjithsesi, për momentin Low duket se nuk po mendon për stolin e Holandës, pasi ashtu siç e tha dhe vetë në konferencën për shtyp, është ende shumë herët.

Gjermania e Low u eliminua në 1/8 nga kombëtarja e Anglisë, gjithashtu edhe Holanda në fazën e 1/8 nga Çekia. Do të jetë një vals pankinash edhe për trajnerët e kombëtareve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb