Holanda do të japë një tjetër paketë ndihme për Ukrainën me vlerë 120 milionë euro.

“Hollanda po furnizon sërish Ukrainën me materiale të rënda ushtarake. Vlera totale e paketës mbështetëse është 120 milionë euro, nga të cilat 45 milionë janë të destinuara për sigurimin e tankeve T-72”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Holandës .

Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Republikën Çeke, Holanda do të sigurojë 90 tanke çeke të modernizuara dhe të rinovuara.

Grupi i parë i tankeve pritet të dorëzohet në Ukrainë në fillim të muajit të ardhshëm.

Siç raportohet, Holanda do të furnizojë Ukrainën me raketa kundërajrore për mbrojtjen ajrore dhe raketore në shumën prej 15 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb