Një Holandë jo brilante, por efikase, kalon pa shumë vështirësi fazën e grupeve, e mbyll në vendin e parë me 7 pikë. “Tulipanët” e Van Gaal “peshkojnë” në fazën e 1/16 SHBA, një rival jo i lehtë me një futboll të shpejtë.

Kjo ishte hera e nëntë në nëntë botëroret e fundit që Holanda kalon fazën e grupeve, më mirë se çdo përfaqësuese tjetër. Ekipet aziatike janë “preja” e preferuar e holandezëve, i ka fituar të pesë sfidat kundër tyre.

317538209 10159325176197634 8957695349367277970 N
317538209 10159325176197634 8957695349367277970 N

Van Gaal përkëdhel “bomberin” e ri të ekipit, Cody Gakpo, sulmuesi i PSV gjeti rrugën e rrjetës për herë të tretë këtë Botëror duke u bashkuar në majë me yje si Mbappe dhe Rashford.

317556465 10159325265297634 4674218466213318584 N
317556465 10159325265297634 4674218466213318584 N

Në 1/16 Holanda duhet të bëjë llogaritë me SHBA, një rival që janë përballur 4 herë në të kaluarën, në të katër rastet në sfida miqësore, Holanda ka fituar tre dhe humbur një sfidë.

I kënaqur me paraqitjen e ekipit në këtë fazë grupesh u shfaq trajneri Van Gaal: “Çdo gjë që duhej të bënim e kemi bërë mirë. Shënuam dy gola të bukur për tu parë”, theksoi tekniku holandez pas sfidës me Katarin.

Vendi organizator e mbyll këtë Botëror me statistika shumë negative: 3 ndeshje, 0 pikë, 7 gola të pësuar vetëm 1 i shënuar. Katar bëhet ekipi i parë në historinë e Botërorit që e mbyll fazën e grupeve me një gol të shënuar, gjithashtu ekipi i parë në histori që pëson kaq shumë gola, pa diskutim vendi organizator më i dobët në historinë e Botërorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb