Ministri holandez i Financave, Wopke Hoekstra theksoi sot se krijimi i “koronabondit”, urobonove, do të krijonte më shumë probleme se zgjidhje për rimëkëmbjen e ekonomisë për një kohë të gjatë pas kalimit të krizës së koronavirusit.
“Holanda ka qenë dhe mbetet kundër idesë së eurobondeve pasi mendojmë se ato do të krijonin më shumë probleme se zgjidhje për BE, deklaroi Hoekstra.

Ministir holandez përsëriti gjithashtu qëndrimin e Hagës për përdorimin e MES (Mekanizmi Europian i Stabilitetit).

“MES është një kreditor i instancës së fundit kur vendet janë në vështirësi të mëdha financiare. Për mendimin tonë përdorimi i këtij buxheti duhet të shoqërohet me disa kushte”, shtoi ai.

Ministrat europianë të Financave nuk arritën të binin dakord për një përgjigje ekonomike ët përbashkët përballë koronavirusit.

Vendet më të prekura nga virusi, në mënyrë të veçantë Italia, vazhdojnë të kërkojnë krijimin e një instrumenti për borxhin e përbashkët, në formën e eurobonove ose të ashtuquajtura “koronabond” ose “eurobond” dhe kërkojnë një përdorim të pakushtëzuar të MES.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: