Holanda sërish kundër Shqipërisë dhe konferencës së parë ndërqeveritare. Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin holandez Pieter Omtzigt shkruan në “Twitter” për debatin mbi vendin tonë në parlament teksa thekson deklaratat e ministrit të Jashtëm Stef Blok se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Sapo patëm një debat në parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’”, shkruan Pieter Omtzigt.

Whatsapp Image 2020 11 03 At 20.47.57
Whatsapp Image 2020 11 03 At 20.47.57

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb